Duke menduar për të ardhmen - Seti Netricoin

Duke menduar për të ardhmen - Seti Netricoin

Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që kur misteriozi Satoshi Nakamoto krijoi Bitcoin, formën e parë dhe deri tani më të popullarizuar të kriptomonedhës në botë. Sidoqoftë, Bitcoin nuk është kriptomonedha e vetme, pasi aktualisht në treg ka mbi 7000 kriptomonedha. Me një larmi kaq të gjerë kriptomonedhash, nga e dinë investitorët se cila është kriptomonedha më e mirë për të investuar?

 Kujdesu për portofolin tënd

Dhjetë vite më parë shumica e njerëzve do të kishin qeshur nëse dikush do të thoshte se zotëronte një pjesë të portofolit të tij të investimeve në kriptomonedha – një lloj monedhe virtuale që sigurohet nga metoda të ndryshme kriptografike dhe gjenerohet kompjuterisht. Por në ditët e sotme, investitori modern konsiderohet i prapambetur nëse aktualisht nuk investon ose kurrë nuk ka tregtuar në jetën e tij asnjë, Bitcoin, Ethereum ose Stellar.

Tani kriptomonedha është praktikisht kudo, dhe investimi në të nuk ka të bëjë vetëm me day traders. Në fakt, shumë kompani tradicionale e integrojnë kriptomonedhën në platformat e tyre me ndonjë formë ose e përdorin atë si një mjet për të hedhur në treg lloje të tjera produktesh. Në tetor 2020, PayPal nisi një shërbim të ri që lejonte përdoruesit e llogarive të blinin, shisnin ose ruanin kriptomonedhat, ose ta përdornin atë për të blerë gjëra nga 26 milion shitës të ndryshëm.

“Kalimi në monedhën dixhitale është i pashmangshëm gjë që lidhet me përfitime të qarta për sa i përket integrimit financiar dhe aksesit; efikasitetin, shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e sistemit të pagesave dhe aftësinë e qeverive për tu paguar fondet shpejt qytetarëve” – tha Dan Schulman, presidenti dhe CEO i PayPal, në një njoftim për shtyp. Kjo do të thotë se sot është momenti i duhur për të filluar aventurën tënde me investime në kriptomonedha.

 

 Vepro… por me vetdije

Sidoqoftë, të investosh vet nuk është e lehtë. Sidomos pa kontakte dhe kapital të konsiderueshëm për të paguar këshilltarin financiar. Biznesi i mashtrimit dhe mundësive të rreme të investimeve vazhdon të lulëzojë. Prandaj, gjithnjë e më shpesh sipërmarrësit e vegjël dhe individët privatë vendosin të trajnohen në fushën e investimeve, por edhe në zhvillimin personal, menaxhimin financiar dhe stresin. Si rezultat, ata janë më të përgatitur për sfidat që ndërmarrin dhe më rrallë bëhen viktima të mashtruesve.

Trajnimet online kanë dalë në modë jo vetëm për shkak të kërkesës së lartë për shërbime të ngjashme, por edhe prej komoditetit të tyre. Sidomos të rinjtë duket se preferojnë të mësojnë nga internetit, në shtëpitë e tyre, sesa të ndjekin rregullisht trajnime në klasë. Padyshim, kjo metodë kursen kohë dhe zakonisht nuk kërkon rregullim të veçantë të orarit me orët e trajnimit.

Kriptomonedha … por cilat?

Ekziston edhe çështja e zgjedhjes së kriptomonedhës për investim. Për fat të mirë, këtë vit ka disa të preferuar.

Stellar është një protokoll pagese i decentralizuar i tipit open source i cili mundëson transaksione të shpejta, ndërkufitare midis çdo çift monedhash. Ashtu si kriptomonedhat e tjera, punon duke përdorur teknologjinë e blockchain. Aseti i saj vendas, monedha dixhitale, quhet lumen (XLM). XLM fuqizon rrjetin Stellar dhe të gjitha operacionet e saj, siç eter (ETH), fuqizon rrjetin Ethereum.

Transaksionet që ndodhin në rrjetin Stellar shtohen në rregjistrin e shpërndarë të përbashkët publik, një bazë të dhënash të aksesueshme për këdo në të gjithë botën. Për të arritur konsensusin e transaksionit shpejt dhe saktë, Stellar përdor metodën e vet unike të konsensusit.

Metoda e konsensusit Stellar lejon transaksione të shpejta dhe të lira, dhe të gjithë në rrjet arrijnë marrëveshje mbi vlefshmërinë e transaksionit brenda sekondash. Çdo pjesëmarrës (i quajtur nyje) i cili ndihmon për të shtuar transaksionet Stellar në rregjistrin kryesor botëror zgjedh mini-rrjetin e tij të pjesëmarrësve të tjerë të besuar me të cilët bie dakort. Për sa kohë që këto mini-rrjete (të quajtura copa kuorum) mbivendosen njëra mbi tjetrën, i gjithë rrjeti Stellar mund të arrijë në përfundimin se cilat transaksionet janë të rëndësishme dhe mund të shtohen në regjistër shumë shpejt.

Favoriti i dytë, Bitcoin Cash (BCH) është njëkohësisht kriptomonedhë si dhe rrjet pagese. U krijua si rezultat i hard fork me bitcoin në dhjetor 2017 me qëllim për të rritur numrin e transaksioneve që mund të përpunohen. Faqja zyrtare e Bitcoin Cash e përshkruan këtë kriptomonedhë si para elektronike peer-to-peer për internetin. Është plotësisht e decentralizuar, pa asnjë bankë qendrore dhe nuk kërkon palë të treta të besueshme për të vepruar.

Që nga fillimi i tij, Bitcoin Cash është bërë një nga derivatet më të suksesshme të Bitcoin. Roger Ver, investitor i shquar dhe adoptues i hershëm i Bitcoin, është mbështetës i kësaj monedhe, duke e përshkruar atë si “Bitcoin i vërtetë”. Ver ishte mbështetës i shquar i Bitcoinave që nga viti 2011 si një mjet për promovimin e lirisë ekonomike. Që nga kohë është zhvendosur për ti shërbyer Bitcoin Cash, duke favorizuar kosto më të ulëta dhe kohë transaksionesh.

 

Zgjedhje e ndërgjegjshme – Netricoin

Seti Netricoin është një set trajnimesh, e-bookash, webinaresh dhe mjetesh mësimore të zgjedhura posaçërisht dhe të destinuara për investitorët fillestarë. Kjo është një mënyrë për të siguruar mësimin e investimit në kriptomonedha nga e para. Premisa e këtij produkti është të sigurojë që e mësuara teorike të shoqërojë trajnimin praktik, prandaj, së bashku me materialet, të gjithë studentët marrin falas si tokena deri në dy kriptomonedha – Bitcoin Cash dhe Stellar të sipërpërmendura, të cilat do të shërbejnë si nxitje për të përdorur njohuritë e marra në praktikë.

Për të marSeti Netricoin, duhet kontaktuar me shitësin përmes formularit të kontaktit dhe të caktohet një intervistë telefonike gjatë së cilës prezantohet produkti. Pas blerjes, klienti merr akses në materialet e dërguara me e-mail, ka mundësi të regjistrohet në webinare si dhe mund të shoh vlerën e kriptomonedhës së akumuluar. Procesi i dorëzimit të tokeneve falas të përfshiraseti Netricoin është pak më ndryshe. Kodi i aksesit dërgohet me postë tradicionale, me dorëzim pakoje. Kjo procedurë ka për qëllim minimizimin e gjasave të përgjimit të tokeneve nga palët e treta. Aksesi në kriptomonedha dhe materialet falas kërkon marrjen e paketës që përmban udhëzime e mëtejshme.

Zgjidhje duke menduar për fillestarët

Paketa që i dërgohet klientit përfshin kartën me kodin e aksesit në Netricoin. Është një dokument i veçantë që përmban login dhe fjalëkalimin e krijuar për llogarinë, ku ruhen njësitë e kriptomonedhës Stellar dhe Bitcoin Cash të bashkangjitura në produkt.

Personi që ka Kartën e Aksesit në Netricoin ka akses në fondet aktuale të grumbulluara në formën e kriptomonedhave, por për ti tërhequr ato, nevojitet verifikim shtesë me anë të emailit. Vetëm pasi jepet kodi i kartës te ndërmjetësi dhe verifikohet identiteti, tokenet mund të tërhiqen në e-wallet. Kriptomonedha e tërhequr mund të këmbehet në monedhë tradicionale (p.sh. duke përdorur bursën ose këmbimin valutor) kur investitori vendos se një lëvizje e tillë është bërë fitimprurëse.

Netricoin ka opinionin e një mënyre moderne, transparente për të filluar aventurën e investimeve në kriptomonedha dhe diversifikimin e portofolit të investimeve. Krijuesit e produktit bëjnë shumë përpjekje jo vetëm për të përcjellë në mënyrë gjithëpërfshirëse njohuritë në lidhje me kriptomonedhat dhe investimet, por edhe për të siguruar falas tokenat Stellar dhe Bitcoin Cash në një mënyrë të mirëmenduar dhe të sigurt.