Platformë e së ardhmes – Cryptoeddu

Platformë e së ardhmes – Cryptoeddu

Gjatë viteve të fundit, shumë investitorë kanë humbur pothuajse të gjitha investimet e tyre të hedhura në kriptomonedha gjatë sulmeve të hakerave në llogaritë e përdoruesve ose në portofolet virtuale. A ka ndonjë mundësi e cila do të ishte e sigurt për të ruajtur dhe për të marrë kriptomonedhat? Kjo është një dilemë si për investitorët fillestar ashtu edhe për specialistët. Për fat të mirë, ekzistojnë platformë speciale, si Cryptoeddu, e cila të lejon të ruash kriptomonedhat në llogari modernę dhe të sigurta.

Investim modern

Kriptomonedha është monedhë virtuale e krijuar për të vepruar si njësi këmbimi. Ajo përdor kriptografinë për të siguruar dhe verifikuar transaksionet, si dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja. Kjo do të thotë se, në thelb, kriptomonedhat janë shkrime në bazën e të dhënave që askush nuk mund ti ndryshojë, vetëm nëse plotësohen disa kushte

Në një rrjet të decentralizuar siç është rrjeti Bitcoin, secili pjesëmarrës duhet të bëjë të njëjtët operime. Kjo bëhet përmes teknologjisë blockchain – rregjistri publik i të gjitha transaksioneve të cilat kanë ndodhur ndonjëherë në rrjet. Të gjithë në një rrjet të tillë mund të shohin gjendjen e secilës llogari. Çdo transaksion është një skedë që përbëhet nga çelësa publik të dërguesit dhe marrësit dhe sasia e monedhave të transferuara. Transaksioni i monedhës duhet të nënshkruhet nga dërguesi me çelësin privat. Pastaj transmetohet në rrjet, por së pari duhet të konfirmohet.

Vlera e shumicës së valutave është mjaft e paqëndrueshme, prandaj ato kanë potencial të madh investimesh dhe mund të sjellin fitime të mëdha. Megjithatë, çelësi është të dish të investosh. Nga e dimë se cilën kriptomonedhë të blejmë? Ku blihen kriptomonedhat? Kësaj pyetje i përgjigjet platforma Cryptoeddu.

Blerja e kriptomonedhave

Ka shumë mënyra për të blerë kriptomonedhën tonë të parë. Për ta bërë këtë, duhet të kemi të instaluar në smartphone një aplikacion me një portofol të dedikuar. Duke qenë në ATM, duhet të zbulojmë kodin QR të portofolit dhe ta vendosim atë te makineria për skanim dhe të bëjmë transaksionin e thjeshtë në ekran.  Për gjithçka paguan cash. Avantazhi i madh i Bitcoinomats është padyshim aftësia për të kryer të gjithë transaksionin plotësisht offline, megjithatë, duke përdorur teknologji moderne. Gjithësesi duhet shtuar se makinat marrin 5% komision për çdo blerje.

Sigurisht që këmbimet valutore kanë ofertë kriptomonedhash shumë më të mëdha dhe me disponueshmëri më të lartë. Në shumë raste, ato mund t’i gjejmë edhe në qytete të vogla. Një pjesë të madhe të këmbimeve valutore  të kriptomonedhave janë thjesht këmbime valutore të zakonshme që kanë vendosur të zgjerojnë gamën e tyre. Çmimi i këmbimit është zakonisht disa përqind më i lartë se në bursë, por transaksionet janë plotësisht anonime dhe mund të ndodhin si online ashtu dhe offline.

Blerja e kriptomonedhave në bursë është zgjidhja më e njohur për momentin. Bursat kanë avantazhin ndaj zyrave të këmbimit sepse lejojnë një menaxhim relativisht fleksibël të çmimit të blerjes dhe shitjes. Gjithashtu, komisionet janë zakonisht më të ulëta se në rastin e këmbimeve valutore. Shumica e bursave të mëdha kanë programe të fuqishme sigurie dhe mbrojtjeje të përdoruesve.

Megjithatë, forma më e sigurt e blerjes së kriptomonedhave është Paketa Edukative me Kriptomonedha, për të cilat do të diskutojmë më poshtë.

 

Për jo të avansuarit – roli i ndërmjetësve

Kriptomonedha mund të merret gjithashtu në platforma të veçanta ndërmjetëse si CryptoEddu. Cryptoeddu është një lloj platforme, ku investitorët fillestarë mund të kenë akses në kriptomonedha në dy mënyra. Së pari, është e mundur blerja e paketës së trajnimit si pjesë e Paketës me Kriptomonedha – është kjo një mundësi shumë e mirë, sepse atëherë paguajmë vetëm për materialet edukative, ndërsa kriptomonedhat i marrim si bonus.

Së dyti, është e mundur gjithashtu marrja e kriptomonedhave që janë blerë më parë si pjesë e paketës. Ku të gjeni Paketa të tilla? Ato mund të blihen nga partnerët e Cryptoeddu – marka që krijojnë Paketa të ndyshme edukative me Kriptomonedha. Në këtë rast, duhet shkruar kodi tetë-shifror i marrë  së bashku me paketën për të patur akses në tokenët kriptomonedha falas. Sidoqoftë, jo çdo markë bashkëpunon me Cryptoeddu, kështu që para futjes së kodit, ia vlen të sigurohet nqs mund të realizohet brenda platformës. Partnerët e Cryptoeddu zakonisht të drejtojnë në faqen ku mund të merren kriptomonedha.

Ideja e platformës Cryptoeddu

Ideja që qëndron pas faqes Cryptoeddu është tu sigurojë personave fillestarë një vend të sigurt ku mund të marrin kriptomonedhat e tyre. Kur fillojnë aventurën me investime, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që hasin mbajtësit e kriptomonedhave në internet. Amatorët e investimeve mund të humbasin pasuritë e tyre përmes gabimeve ose pavëmendjes duke futur të dhënat e gabuara të aksesit ose të portofolit të investimit, për të mos përmendur mundësinë e vjedhjes së të dhënave.

platformën Cryptoeddu kriptomonedha është e sigurt deri në momentin kur japim kodin e veçantë dhe konfirmojmë se duam ta tërheqim. Në këtë mënyrë, minimizohet jo vetëm probabiliteti i vjedhjes së fondeve tona, por edhe kostot e ruajtjes së kriptomonedhave.

 

Bli paketën me kriptomonedha

Paketa Edukative me Kriptomonedha është një paketë e veçantë për fillestarët, që përmban njohuri në fushën e investimit dhe menaxhimit të kriptomonedhës. Paketat edukative përbëhen nga materiale trajnimi: e-books, webinare dhe kurse online. Me ndihmën e tyre, investitori fillestar mëson bazat e investimit, si të investojë në kriptomonedha, dhe si të ruajë dhe të menaxhojë kriptomonedhat.

Karakteristika dalluese e Paketave Fillestare me Kriptomonedha është se, përveç materialeve, klienti merr falas njësi kriptomonedhash.  Ka shumë paketa që ndryshojnë në bonuset e kriptomonedhave të ofruara dhe sasinë e tyre. Qëllimi i bonusit është të inkurajojë të gjithë klientët që të përdorin në praktikë njohuritë e marra me ndihmën e Paketës. Gjendja dhe vlera e njësive të grumbulluara mund të kontrollohet duke përdorur një kod të veçantë.

Ky është gjithashtu një element që i bën të dallohen Paketat Edukative. Kodi është dokumenti i dërguar në një pako të siguruar në adresën e dhënë nga klienti. Ai përmban login dhe fjalëkalimin për portofolin në të cilin ruhet kriptomonedha.

Dyqani CryptoEddu aktualisht ofron Paketën Edukative me kriptomonedha Ripple Plus me një çmim promovues. Ajo përmban një numër të madh e-books dhe webinare që merren me çështje që lidhen me investimet në kriptomonedha, si dhe ligjet në lidhje me to, çështjet e sigurisë dhe  rrezikut të investimeve.

Paketat edukative janë përmbledhje njohurish që mund ti japin bazat thelbësore një personi i cili kurrë nuk ka investuar në kriptomonedha ose nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Paketa Ripple Plus dhe Paketa Fillestare Ripple mund të merren në faqen Cryptoeddu

 

Merr paketën tënde

Pasi të kesh marrë Kodin, mund të zgjedhësh ruajtjen në portofolin individual çdo njësi kriptomonedhe të blerë. Kodi tetë-shifror të lejon të kesh një kriptomonedhë bonus.

Për ta marrë atë, duhet klikuar në butonin “Merr kriptomonedhën” në pjesën e sipërme të faqes. Do të shfaqet një dritare në të cilën duhet shkruar kodi i marrë dhe adresën e e-mailit të dhënë gjatë porosisë.

 

Vendi, në të cilin duhet shkruar kodi

Është e vështirë të mohohet që CryptoEddu dallohet për bashkëpunimet e shumta me marka që ofrojnë njësi falas kriptomonedhash bashkëngjitur Paketave. Në faqen e Cryptoeddu, mund të realizohet gjithashtu marrja e kriptomonedhave bashkëngjitur kompletit të blerë jashtë platformës. Procedura për marrjen e kriptomonedhave nuk ndryshon nga ajo me të cilën merremi kur blejmë Paketën në platformë, prandaj cryptoeddu ka opinionin e një platforme investimi të lehtë për t’u përdorur.

 

One Review for Platformë e së ardhmes – Cryptoeddu

Comments are closed.